Dy boksierët është dashur të përballeshin më 10 dhjetor, mirëpo paraqitjen e Klitschkos e kishte penguar ndërhyrja kirurgjike për largimin e gurëve në veshkë.
Klitschko u ka premtuar tifozëve të tij se do të jetë tërësisht i përgatitur për këtë meç dhe se do të jetë një tjetër mbrëmje e paharruar.
Mormeck në karrierën profesioniste në 40 përballje, ka realizuar 36 fitore (22 me nokaut) dhe katër humbje, ndërsa Klitschko ka regjistruar 56 fitore dhe tri humbje.
Organizuesit deri më tani kanë shitur 35.000 bileta për evenimentin që do të zhvillohet në Esprit Arena.