Reagimi vjen pasi La Gazzetta dello Sport raportoi të mërkurën se PSG dhe Reali kishin arritur marrëveshje për transferimin e tij.
“Nuk është e vërtetë se kam arritur marrëveshje me ndonjë klub tjetër. Unë jam tërësisht i përqendruar që të ndjek objektivat e mia personale dhe kolektive te Real Madridi”, ka shkruar Kaka në Twitter.





