Skuadrat zhvilluan një gjysmë të parë të hapur, ndërsa ishin vendasit ata që shënuan.
Portieri Handanovic ndali goditjen e Fabio Quagliarellas me kokë, mirëpo aty ishte Alessandro Matri për ta shënuar golin e epërsisë (42’).
Udinese reagoi në pjesën e dytë me anë të Antonio Floro Flores për të barazuar rezultatin (56’).Mirëpo, aty ishte heroi i Bianconerëve këtë mbrëmje, Alessandro Matri, i cili riktheu gëzimin e tifozëve vendas (62’).
Kjo fitore e distancon Juventusin në katër pikë nga Milani, që takimin e kësaj jave e zhvillon të dielën ndaj Cagliarit.





