Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në Stadio Atleti Azzurri diItalia përfundoi me rezultat 2-0 në favor të Zonjës së Vjetër, ndërsa ky ishte takimi i 19-të radhazi këtë edicion që Juve nuk ka pësuar humbje.
Ata arritën që dhjetë minuta brenda pjesës së dytë ta zhbllokonin rezultatin. Një krosim i jashtëzakonshëm i Andrea Pirlos e gjeti Stephan Lichtsteinerin pranë portës, dhe mbrojtësi zviceran i kaloi në epërsi mysafirët.
Emanuele Giaccherini shënoi një gol fantastik (82’), pas një pasimi të bukur të të porsainkuadruarit në lojë, Luca Marrone.
Kjo fitore e forcon Juventusin në krye të tabelës, me katër pikë më shumë se Milani që takimin e kësaj jave e zhvillon të dielën si mysafir i Novaras.





