James shkëlqen në fitoren e Heat

LeBron James ka shënuar 35 pikë dhe 11 kërcime për të ndihmuar Miami Heat të mposhtë Chicago Bulls me rezultat 97-93 në një duel ngazëllues në mes të dy top ekipeve të Konferencës Lindore.
Derrick Rose i Chicagos, MVP i ligës, shënoi 34 pikë dhe shfaqi një lojë mjaft të bukur të basketbollit, por huqi shënim në minutën e fundit.

Kur Heat ishin në avantazh 94-93, Rose, loja elegante e të cilit u duartrokit edhe nga publiku nikoqir, humbi dy gjuajtje të lira, të cilën gjë e bëri edhe James në anën tjetër, me dy lojtarët më të spikatur të takimit që disi humbën fokusin kur ai ishte më i domosdoshëm.

Crish Bosh shënoi 24 pikë dhe 12 kërcime për Miamin, por Dwyane Wade, në ndeshjen e tij të dytë pas mungesës prej gjashtë ndeshjeve, shënoi vetëm pesë pikë duke qenë i saktë në katër nga 16 gjuajtjet.

Fitorja ishte e katërta radhazi dhe e shtata në tetë ndeshje për Heat, të cilët tash janë vetëm një ndeshje prapa Bulls në tabelën e Lindjes.