5 gjëra për t’u ditur mbi planin që parashikon shkurtime me 450 miliardë dollarë, ushtarë më të specializuar dhe më shumë vëmendje ndaj Azisë dhe Paqësorit
Gjatë një vizite të rrallë presidenciale në Pentagon, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, prezantoi udhëzimet e politikës ushtarake amerikane për vitet e ardhshme: në selinë e Departamentit të Mbrojtjes, Obama ka paraqitur dokumentin e shkurtër (vetëm tetë faqe tekst, plus tre faqe hyrjeje), i cili është titulluar: Mbështetja e udhëheqjes globale amerikane: Prioritetet e Mbrojtjes për shekullin XXI.
Plani i prezantuar nga Obama ka disa pika shkëputjeje në krahasim me të kaluarën dhe në veçanti me epokën e Bushit. Edhe prezantimi i planit që Obama bëri përkrah ministrit të Mbrojtjes, Leon Panetta, ka pasur një element të ri: Sipas një raporti të The New York Times, zyrtarë të qeverisë thonë se kjo është hera e parë që një president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (i cili gjithashtu mban rolin e komandantit të lartë të ushtrisë) mbajti një konferencë për shtyp në Pentagon.
1. Azia dhe Paqësori
Vëmendje ushtarake amerikane do të përqendrohet në Azi dhe në zonën e Paqësorit. Kjo do të thotë rritje të investimeve në forcat detare dhe ajrore në kurriz të forcave tokësore dhe identifikim të qartë të armikut kryesor dhe konkurrentit më të madh ushtarak respektivisht në Iran dhe në Kinë.
2. Shkurtimet në mbrojtje
Gjatë dhjetë viteve të ardhshme, shpenzimet e mbrojtjes do të shkurtohen me të paktën 450 miliardë dollarë (rreth 350 miliardë euro). 500-600 miliardë dollarë të tjerë do të shkurtohen në qoftë se Kongresi nuk do të gjejë një marrëveshje për një plan alternativ. Midis shkurtimeve edhe plani shumë i shtrenjtë për ndërtimin e avionëve të rinj luftarakë F-35, kostot e të cilëve janë rritur nga momenti i lançimit dhe që në Itali (e cila merr pjesë në projekt e ka porositur mbi 130 avionë) ka shkaktuar një polemikë kohët e fundit pas miratimit të manovrës së fundit financiare, mund të shkaktojë edhe vonesa. Megjithë uljen e shpenzimeve, Obama tha se: "Shtetet e Bashkuara do të mbajnë epërsinë ushtarake".
3. Një ushtri ndryshe
Ushtria e re amerikane gjatë viteve të ardhshme, duhet të pësojë një ndryshim që do ta bëjë atë më pak të përshtatshme për pushtimet nëpërmjet tokës. Kjo duhet të përkthehet në një reduktim të personelit të Forcave të Armatosura, veçanërisht të ushtrisë dhe të trupave të marinës. Administrata nuk dha detaje mbi reduktimin e numrit të të punësuarve, por burime të afërta me qeverinë flasin për shkurtime të personelit në mes të 10 dhe 15 për qind gjatë dhjetë viteve të ardhshme, që do të kryhen gradualisht, që përkthehet në dhjetëra mijëra njësi dhe që duhet të zvogëlojë numrin e ushtarëve në 490.000 në fund të procesit. Njëmbëdhjetë transportuesit e avionëve, aktualisht aktivë, nuk do të reduktohen.
4. Fundi i Nation building (ndërtimit të kombeve)
Ndryshimet e ushtrisë dhe shkurtimet në mbrojtje përbëjnë fundin e pushtimeve në shkallë të gjerë nëpërmjet tokës, si ato të Irakut e Afganistanit që filluan gjatë epokës Bush, por edhe fundin e fushatave të zgjatura kundër kryengritjeve, si ato që u kryen në të dy vendet.
5. Ana politike
Marrëdhënia ndërmjet Obamës dhe sektorit ushtarak nuk ka qenë e lehtë, që nga fillimi i presidencës së tij, por dokumenti i fundit ka përparësinë, nga pikëpamja e Obamës, që t’i bëjë shkurtimet e ardhshme të mbrojtjes vetëm një aspekt sekondar në brendësi të një vendosjeje të re ushtarake. Republikanët e kanë kritikuar shpesh Obamën për shkurtimet në mbrojtje dhe për menaxhimin e kërcënimeve iraniane, por në këtë drejtim presidenti ka theksuar se: "Do të evitojë gabimet e së kaluarës, kur ushtria jonë u la e papërgatitur për të ardhmen", duke investuar në shërbimet sekrete, në luftën e informatikës dhe në kundër terrorizmin.
Referimet edhe pse ato të qartët ishin në Luftën e Dytë Botërore dhe në Vietnam, janë edhe ndaj akuzave të rënda për çrregullim dhe paaftësi që ju bënë shërbimeve sekret amerikane, gjatë presidencës së Bushit, që nuk diti të parashikojë sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.





