Në minutën e 33-të u regjistrua goli i parë nga Leo Messi, ndërsa erdhi falë një krosimi të Adrianos, dhe ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Në fillim të gjysmës së dytë (48’), Alexis Sanchez e dyfishoi epërsinë pas tentimit të Thiago Alcantaras.
Alcantara asistoi edhe te goli i dytë personal i Messit (51’), ndërsa lojtari më i mirë në botë kompletoi het trikun e tij me ndihmën e Pedros (82’).
Golin e nderit për vendasit e shënoi Rondon pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit.
Kjo fitore e afron Barcelonën në dy pikë diferencë ndaj Real Madridit, që takimin e kësaj jave e zhvillon ndaj Athletic Bilbaos.





