Guarin shumë pranë Interit

Agjenti i mesfushorit të Portos, Fredy Guarin, ka zbuluar se kolumbiani është shumë pranë transferimit te Interi.
Duket se Nerazzurët kanë mposhtur në garë Juventusin dhe janë duke bërë finalizimet e duhura për të transferuar mesfushorin fantastik të Portos, që do të thotë se Motta do të shkojë në drejtim të PSG-së.

“Unë po punoj në një marrëveshje me Interin. Nuk ka ende asgjë zyrtare, por shpresoj që së shpejti të më dërgojnë dokumentet e ofertës zyrtare. Për Fredyn, kjo është shumë mundësi e rëndësishme. Ne besojmë se është e mundur të kryhet ky transfer”, potencoi agjenti i Guarin.