Këtë sezon, deri më tash ai ka shënuar 16 gola në Bundesliga dhe shtatë të tjerë në Ligën e Kampionëve, ndërsa i pyetur nëse mund ta tejkalojë rekordin personal të vitit të kaluar, Gomez ishte modest.
“Do të shoh. Ky është një rezultat i lartë; 50 gola për një vit janë tepër shumë. Por unë do të doja të bëhesha më i mirë secilin vit”, ka thënë gjermani për Goal.com.





