Spekulohet se Manchester City po tenton ta joshë De Rossin drejt Etihad Stadium, mirëpo trajneri 41-vjeçar është i bindur se ai do ta vazhdojë karrierën me Giallorossët.
“Sipas mendimit tim, ai do të qëndrojë te Roma. Në futboll, është një stil i të jetuarit, ndërsa paratë nuk janë të vetmet që merren në konsideratë”.
“Lojtari do ta zgjedhë të ardhmen e tij, por ai është mirë këtu dhe nuk shoh arsye pse duhet të largohet”, ka thënë Luis Enrique në një konferencë me gazetarët.





