Djokovic në finale ndaj Nadal

Tenisti serb, Novak Djokovic, ka mposhtur në një super ndeshje britanikun Andy Murray, për t’u kualifikuar në finalen e Australian Open.
Ndeshja ishte e ngushtë deri në fund, me Murray që ishte afër të bënte befasinë, por që në fund pësoi disfatë prej 3-2 (6-3, 3-6, 6-7, 6-1 dhe 7-5).

Në finalen e të dielës Novak Djokovic do të përballet me njeriun që eliminoi Roger Federerin, tenistin në top formë, Rafael Nadal.