Dështon Juventusi

Juventusi ka barazuar me Cagliarin në sfidën e zhvilluar në Torino, e cila përfundoi me rezultat 1-1, duke nxehur edhe më shumë atmosferën para derbit Milan - Inter.
Ndeshja filloi mirë për Bianconerët të cilët kaluan në epërsi falë një aksioni të mirë dhe realizimit të Mirko Vucinic (7’).

Mirëpo në vazhdim Juventusi pothuajse nuk bëri asgjë, loja ishte monotone dhe në pjesën e dytë kjo u hakmorr.

Me të filluar pjesa e dytë, Andre Cossu barazoi rezultatin pas një goditje nga afërsia në zonë (48’).

Deri në fund të takimit Antonio Conte bëri disa zëvëndësime, duke inkuadruar në lojë Del Pieron dhe Borriellon, por këta nuk ishin të aftë për të realizuar dhe kështu ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.

Juventusi me këtë pikë të fituar është në pozitën e parë me një pikë më shumë se sa Milani që sonte mbrëma takohet me Interin në derbin planetar të kësaj fundjave.