Cruyff mësoi lojtarët e Barçës të aktrojnë? (VIDEO)

Në vigjilje të derbit të madh planetar mes Barcelonës dhe Real Madridit, është me rëndësi të përmendet një fakt i veçantë, një video e cila ka bërë xhiron e botës këtyre ditëve në internet.
Një video e publikuar në rrjetin social, YouTube, sheh lojtarët e Barcelonës në vitet e 90-ta nën drejtimin e legjendës Joan Cruyff duke u stërvitur për të aktruar dhe për të simuluar gjatë ndeshjeve.

Në këtë video paraqiten dhe disa raste ekstreme të cilat kanë vendosur ndeshjet e sezonit të kaluar mes Barcelonës dhe Real Madridit, ashtu sikurse raste tjera flagrante të simulimit në ndeshjet ndaj Interit dhe skandalin e madh ndaj Chelseat ku ekipit anglez iu mohuan gjashtë penalti.

Nuk është hera e parë që Barcelona po akuzohet për manipulim ndeshjesh dhe ndryshim të verdikteve të sfidave në mënyrë të pistë, pasi edhe në të kaluarën ishte vet Jose Mourinho që publikisht ka akuzuar UEFA-n se po ndikon në gjyqtarët për t’i ndihmuar Barcelonës.