Clippers fitojnë, shkëlqen Griffin

Blake Griffin ka bërë hedhjen më të mirë të sezonit derisa Los Angeles Clippers fituan 112-100 ndaj liderit të NBA-së Oklahoma City Thunder.
Griffin, mori një pasim nga Chris Paul në fillim të çerekut të katërt dhe kërceu mbi mbrojtësin Kendrick Perkins para se të dërgojë topin në kosh me dorën e djathtë. Shënimi i tij u dha epërsinë prej 21 pikësh Clippersave dhe ndihmoi skuadrën t’i japë fund serisë prej katër fitoreve radhazi të Thunder.
Paul ishte orkestrues i fitores duke shënuar 26 pikë dhe 16 asistime, me Griffin dhe Caron Butler që shënuan nga 22 pikë secili derisa Los Angeles shënoi fitoren e dytë në po aq ndeshje ndaj skuadrës së kreut në Konferencën Perëndimore, pasi doli fitues edhe në takimin e të dielës.
Kevin Durant shënoi pikët më të larta në ndeshje, 36 pikë, ndërsa kontribuoi edhe me 13 kërcime, derisa Russell Westbrook shënoi 31 pikë për Thunder që tash ka 16 fitore dhe katër humbje.