Ndeshja filloi e balancuar, me Chelsean që dominoi sa i përket rasteve, por në posedim nuk ishte aq diferencë e madhe pasi edhe vendasit nuk u s’prapsën.
Sidoqoftë, në fund u vërejt mungesa e Didier Drogbas, që nuk luajti në këtë takim për shkak të angazhimeve me kombëtaren e tij në AFCON, ndërsa takimi përfundoi me barazim pa gola.
Me këtë barazim Chelsea ka 40 pikë në vendin e katërt, pa luajtur ende rivalët tjerë për top pozitat.





