Cesc: Duhet të përmirësohem

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, ka sqaruar se ai nuk është akoma në formën e tij më të mirë dhe se mendon të përmirësohet me qëllim që t’i ndihmojë skuadrës.
Spanjolli ka bërë paraqitje të mira për Blaugranët që pas transferimit nga Arsenali, duke u bërë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës, megjithatë ai nuk është ende i kënaqur me paraqitjen e tij.

“Nuk jam i kënaqur me paraqitjen time ndaj Real Madridit të mërkurën mbrëma. Duhet të përmirësohem shumë”, ka deklaruar 24-vjeçari.

Ai ka thënë se kur luan përpara e ka më të lehtë, por kur ka rol më defensiv i nevojitet më shumë disiplinë dhe durim.