“Ne zhveshtore ishim krenarë për atë që kemi bërë. Treguam fytyrën e vërtetë dhe luajtëm futboll. E gjithë bota e ka parë ndeshjen dhe e kanë kuptuar se merituam më shumë”, ka thënë Casillas pas ndeshjes.
Ai ka pranuar se i kishte thënë arbitrit kryesor të ndeshjes që të shkonte të festojë me Barcelonën, për shkak të vendimeve në disfavor të Los Blancos.
“Po, ia thash atë. Mirëpo, kjo është një nga ato gjëra që thuhen në afekt. Merituam më shumë”, ka theksuar portieri.