Reali krijoi epërsi me anë të Cristiano Ronaldos, ndërsa Puyol barazoi me kokë, dhe nga ky moment Los Blancos nuk arritën të ktheheshin më në lojë, ndërsa këtë e shfrytëzoi Barcelona për ta shënuar edhe golin e fitores përmes Eric Abidal.
“Ishim mirë dhe po luanim një lojë të ngushtë dhe të balancuar, por goli i Puyol pas pushimit, ndryshoi gjithçka”.
“Barcelona u bë më e vendosur dhe loja e tyre ndryshoi. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta kthyer rezultatin (në ndeshjen tjetër që zhvillohet në Camp Nou)”, ka deklaruar mbrojtësi veteran.