Carlos: Mou më i mirë se Pep

Ish-lojtari i Real Madridit, Roberto Carlos, konsideron se trajneri i Los Blancos, Jose Mourinho, është më i mirë se trajneri i Barceonës, Pep Guardiola.
“Mourinho është akoma numër një- për karakterin e tij, stilin e lojës, sepse secila skuadër që e ka udhëhequr ai ka fituar”.

“Do të shohim nëse Guardiola mund të fitojë nëse shkon te Chelsea apo Interi, atëherë mund të flasim se kush është më i miri”.

“Pep është trajner modern, është inteligjent, i guximshëm, e do futbollin dhe gjithmonë i ka lojtarët në anën e tij. Ai di shumë për futbollin, por suksesi i Mourinhos në të gjitha vendet ku ka qenë, e konfirmon atë si më të mirin. Në Spanjë gjenden dy trajnerët më të mirë në botë”, ka deklaruar braziliani për Marca.