Cambiasso: Luajtëm me vështirësi

Mesfushori Esteban Cambiasso ka pranuar se Interi vuajti në fitoren prej 2-1 kundër Lazios në Serie A.
Zikaltrit arritën të rrëmbejnë tre pikët falë golave të Diego Militos dhe Giampaolo Pazzinit, kundrejt një goli të Tommaso Rocchit, mirëpo argjentinasi mendon se skuadra e tij nuk bëri një paraqitje të mirë.

“Ishte një ndeshje mjaft e vështirë. Ne nuk ishim të rrjedhshëm sa duhet, mund të shihej se ne e kishim problem ta lëviznim topin”.

“Ne fituam me një gol pak a shumë me fat, por ne ishim të vendosur dhe kjo ka rëndësi për ne”, ka deklaruar Cambiasso për Inter Channel.