Balotelli: Nuk jam i dhunshëm

Sulmuesi i Manchester Cityt, Mario Balotelli, përkundër vendimit të ekipit të tij për të mos apeluar suspendimin e tij prej katër ndeshjesh, ka deklaruar se është i pa fajshëm dhe se nuk është i dhunshëm.
“Unë kam pranuar dënimin sepse nuk kam mundur të dëshmoj pa fajësinë time”.

“Por, nuk jam i dhunshëm. Unë nuk kam tentuar të godas Parkerin”, theksoi SuperMario.