Arbeloa: Kemi mundur ta mposhtim Barcën

Mbrojtësi i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, ka deklaruar se Los Blancos kanë mundur të mposhtin lehtësisht Barcelonën në sfidën kthyese të Copa del Rey të zhvilluar në Camp Nou.
“Ne jemi të kënaqur me paraqitjen tonë. Ne nuk kemi fituar sepse nuk kemi pasur fat me rastet tona. Ne kemi mundur të fitojmë lehtësisht sepse ishim më të mirë. Ne kemi luajtur mirë dhe kemi pasur më shumë raste shënimi se sa Barcelona”.

“Ne kemi arritur të menaxhojmë frikën psikologjike për të humbur nga Barcelona. Është e vështirë të jesh i forcuar pas një eliminimi, por ne e kemi kuptuar se mund t’i mposhtim ata dhe mezi presim takimin e radhës ndaj tyre”, ka thënë Arbeloa.