Milani është tërhequr nga gara për shkak të kërkesave të mëdha të Cityt dhe këtë dëshiron ta shfrytëzojë Ancelotti, i cili e dëshiron në ekip argjentinasin.
“Për tevezin, gjithçka mori fund. Për më vonë, nuk e di. Ndoshta do të ketë mundësi tjetër. Në të ardhmen ne duhet të transferojmë patjetër një sulmues. Ne kemi biseduar me të dhe ai ka thënë se do të ishte i kënaqur nëse do të luante për PSG. Por, nuk kemi arritur marrëveshje dhe në fund klubi nuk e ka parë si alternativë të mirë”, potencio Ancelotti.





