Aguero mbështet Balotellin (VIDEO)

Sergio Aguero i ka dalë në mbështetje bashkëlojtarit të tij te Manchester City, Mario Balotelli, i cili pritet të suspendohet për shkak të goditjes që i ka bërë lojtarit të Tottenhamit, Scott Parker.
“Së pari, të gjithë e dimë çfarë lojtari fantastik është ai. Ndërsa jashtë fushe, të gjithë kanë rrugën e vet. Por ne që jemi të afërt me Marion e dimë se jashtë fushe ai është një djalë shumë i mirë”.

“Si shumë lojtarë, ai ka veçoritë e veta. Të gjithë e njohin atë si lojtar nga ajo që shohin në fushë. Por unë e di se jashtë fushe, ai është një djalë i dashur”, ka deklaruar argjentinasi për The Sun.

Nëse shpallet fajtor nga FA, sulmuesi italian do të suspendohet për katër javë.