“Për momentin do të thosha se në Evropë janë dy super favoritë – Barcelona dhe Real Madridi. Pas tyre, çdo ekip tjetër mund të shpresojë për fitore dhe ne do të përpiqemi ta fitojmë”.
“Për momentin ne nuk jemi një prej favoritëve por një avantazh që e kemi është se ne kemi përfunduar të parët në grupin tonë”.
“Prej tash do të bëhet një garë kupe. Liga e Kampionëve bëhet e vështirë kur shkoni në 16-shen e fundit, është më e hapur. Ju keni nevojë për ca fat në short dhe ju keni nevojë t’i keni në dispozicion lojtarët në të dy ndeshjet”, ka deklaruar Wenger.





