Van Persie ka shënuar 34 gola në 31 ndeshje në vitin 2011 dhe është vetëm dy gola larg rekordit të Alan Shearar nga viti 1995.
“Çfarë të them për Robin Van Persien? Unë e kam parë atë kur erdhi këtu krejt në fillim dhe ai nuk ishte një prej djemve me të cilët lehtë ke mundur të kuptohesh – njëjtë sikur unë. Por, është fantastike të shohësh si është përmirësuar. Unë mendoj se ai për momentin është lojtari më i mirë në botë pas Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldos”, u shpreh Henry.