Home »
» Vdiç ish-presidenti çek Václav Havel
Mediat çeke raportojnë se ka vdekur në moshën 75-vjeçare, ish-presidenti Václav Havel Ish-presidenti çek, Havel, vite më parë, qe operuar nga tumori në mushkëri. Ai pati probleme me shëndetin edhe në fillim të këtij viti.Laureati i çmimit Nobel për Paqe dhe heroi i Revolucionit të Kadifenjtë, ka shërbyer si president nga viti 1989 deri më 2003.Ai ka vdekur në gjumë, pas një sëmundjeje të gjatë, ka thënë zëdhënësja e tij, Sabina Dancecova.Disidenti çek, për opinionin kosovar njihet si mbështetës i madh i pavarësisë dhe si një nga figurat me renome botërore që bëri thirrje të ndalej dhuna e regjimit serb në Kosovë në fund të viteve ’90-të.
Për kontributin e tij për Kosovën, Havel është nderuar me “Medaljen e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm – Dr. Ibrahim Rugova”, që është ndarë nga ish-presidenti, Fatmir Sejdiu.Së fundi, gjatë një takimi të mbajtur në muajin tetor me presidenten Atifete Jahjaga në kuadër të konferencës “Demokracia dhe Sundimi i Ligjit”, ish-presidenti pati shprehur mbështetjen për proceset integruese të Kosovës.