Van Persie e Walcott nuk luajnë ndaj Olympiakosit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka vendosur që t’i lë të pushojnë disa lojtarë kryesorë në ndeshjen e fundit grupore të Ligës së Kampionëve kundër Olympiakosit.
Meqenëse Topçinjtë e kanë siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, trajneri francez nuk i ka përfshirë në skuadër lojtarët, si Robin van Persie, Wojciech Szczesny, Laurent Koscielny, Theo Walcott dhe Gervinho.

Skuadra e plotë e Arsenalit: Fabianski, Mannone, Park, Chamakh, Benayoun, Coquelin, Frimpong, Oxlade-Chamberlain, Arshavin, Squillaci, Djourou, Vermaelen, Santos, Rosicky, Ozyakup, Yennaris, Eastmond, Miquel.