Mediat angleze spekulojnë se forma jo e mirë e Patos, sidomos ajo fizike për shkak të lëndimeve të shumta të brazilianit, mund të detyrojë klubin nga Milanello që ta shkëmbejë atë me sulmuesin argjentinas.
Sidoqoftë, në luftë për Tevez janë edhe Interi dhe Juventusi, pa përjashtuar as klubin brazilian Corinthians.