SHBA-të dhe Turqia kanë gjetur një marrëveshje që funksionon

Nga David Ignatius (Uashington Post)

0816obama

 

Është e pamundur t’i shohësh si aleatë: Një president i qetë dhe gjakftohtë amerikan dhe një kryeministër krenar, nganjëherë gjaknxehtë, turk. Por ata kanë zhvilluar një marrëdhënie pune, që është një nga zhvillimet më të rëndësishme, kryesisht bashkëbisedimet nё lidhje me ndryshimet nё botёn arabe. Nëse  ekzistojnë faktorë, tё cilët mund tё mbajnë nёn  kontroll  makthin e Zgjimin arab, atëherë partneriteti SHBA- Turqi është shumё me i lehtё për tu  siguruar. Presidenti Obama dhe kryeministri Rexhep Tajip Erdogan kanë punuar ngushtë, për të menaxhuar ngjarjet në Egjipt, Libi, Siri dhe Iran. Ata kanё  biseduar me telefon rreth  13 herë këtë vit, sipas informacioneve tё marra nga Shtëpia e Bardhë. Ky  bashkëpunim nuk u fillua midis si miqsh , por  kjo ndodhi nё vijim  pas një bisede tё hapur vitin e kaluar në Toronto ". Marrëdhënia e krijuar ,ilustron njё princip themelor tё    Obamës për “ Respekt dhe interes të ndërsjellë”. Për një administratë, e cila do të  influencojë  krizën arabe dhe  duke qëndruar gjithmonë  në sfond, Erdogan-i  ka qenë zgjedhja e duhur : Ai ka besueshmëri të lartë në “rrugën” Arabe , sidomos me Vëllazërisë Myslimane dhe palët e tjera islamike fuqizuar nga revolucionet arabe. Pёr mё shumё  Erdogani ka ne kabinetin e tij njё ministër tё jashtëm, i cili posedon  ambicie Kissinger-iane, ai ёshtё Ahmet Davutoglu-n. 
Erdogan-i mishëron "modelin turk", një parti të fortë islamike nё qeverisje,e cila ёshtë e angazhuar nё tregun e lirë dhe  mbështetur nga një force ushtarake pro-amerikane , që shumë zyrtarë të administratës e shohin si shpresa më e mirë për Egjiptit dhe fqinjët e saj. Por kritikët paralajmërojnë se Erdogan-i ka “ngushtuar” fushën e demokracisë në Turqi, duke reduktuar pavarësinë e medieve, gjyqësorit dhe ushtrisë. Në këtë kuptim, modeli turk ka edhe reziqet e veta. Unë i kam parë me sytë e mi temperin e Erdogan-it , kur ai doli i  nevrikosur  nga një panel nё Davos, ( ku unë  isha moderator, në vitin 2009), sepse  mendonte se nuk i kishin lejuar tё shprehë kritikën e tij rreth luftës në Gaza. Kjo shkëndijë zemërimi është edhe arsyeja  pse Erdogan-i është kaq popullor në rajonin ku publiku kërkon gjithnjë e mё shumё qё politikanëve të ngrihen e ti bёnё ballё vendimeve tё Perëndimit . Nё kohen qё zyrtaret e Shtëpisë sё  Bardhё po merren me rindërtimin e “evolucionit” tё kësaj marrëdhënieje të veçantë, ata  kthehen pas ,duke shqyrtuar  vendimin e Obamës për të bёrё një “ndalesë”në Ankara, në udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit si president në prill tё vitit 2009. Itinerari fillestar ishte standard , Grupi i 20-es dhe  Samiti i NATO-s në Evropë , por Obama dëshironte krijimin e fuqive te reja , duke filluar kështu  me Turqinë. Fjalimi Ankara-s “shkoi mjaft mirë”, por marrëdhëniet u përkeqësuan në fillim të vitit 2010 kur Turqia u përpoq të ndërmjetësonte një marrëveshje me Teheranin mbi karburantit, nё lidhje me  programin bërthamor Iranian. Obama i pa turqit si nënvlerësues tё politikës amerikane , sidomos kur në Këshillin e Sigurimit të OKB, ata votuan  kundër një rezolute të re sanksionesh ndaj Iranit, gjatё  muajit qershor. Obama dhe Erdogan-i pati një përballje atë muaj, në Samitin e G-20 në Toronto  Obama protestoi . "Ju e dinit  se sa e rëndësishme ishte kjo ishte për mua dhe nuk u bashkuat me mua ", kujton një zyrtar i lartë i administratës.  Erdogan-i u përgjegj në tё njëjtën mënyrë”troc”. Pas disa orёsh , ata  kaluan nё një "diskutim të gjatë në lidhje me trendet në zhvillim nëpër botë dhe  se çfarë do të thotë të jesh aleat." Turqit  bien  dakord se ky partneritet ka lindur në atë takim. Si shembuj të një "bashkëpunimit të ngushtë e të vërtetë", citon një zyrtar, nё lidhje me  ndihmën e qeverise turke në formimin e një qeverie irakiane nёn drejtimin e kryeministrit Nuri al-Maliki, përpjekjet e përbashkëta kundër grupeve terroriste, duke përfshirë këtu  edhe partinё Kurde (PKK);  partneritetit në Afganistan dhe strategji të përbashkëta gjatë Pranverës Arabe. Aleanca ka vazhduar edhe kur marrëdhëniet e Turqisë me Izraelin u prishën,si  rrjedhojё  e incidentit tё  flotiljes se Gazës, në maj tё vitit 2010. Shtetet e Bashkuara u përpoqën për të negociuar një “armëpushim”,  por ai dështoi kur Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu  refuzoi  kërkesën e Erdogan-it për  falje.  Fakti se Obama ka marrëdhënie  kaq të mira me Erdogan-in ndoshta  shton tensionin e Izraelit nё  marrëdhëniet me Shtëpinë e Bardhë. Pjesa më delikate e “biznesit”  turko-amerikan është përpjekja për tё organizuar  një transferim paqësor tё pushtetit në Siri.  Erdogan, një herë e një kohё aleati më i ngushtë i të presidentit sirian Bashar al-Assad, tani është nё pozicionin e armikut mё tё keq. Siç ndodh gjithmonë me Erdogan-in , kjo situatё kthehet nё personale: Sipas tij Assad-i nuk kishte mbështetur  një reformë, tё cilën e kishte  premtuar disa muaj më parë. Kur Assad nuk iu përmbajt premtimit , pasi Erdogan-i i  kishte thënë Obama-es se ai do të kishte një marrëveshje brenda 72 orëve, kryeministri turk u turpërua dhe u zemëruar pa masё . Ky zemërimi vazhdon ende  dhe  i ka nxitur turqit të  ndërmarrin një pozicion tё ashpër. Uashington-i dhe  Ankaraja po planifikojnë një fushatë presionin kundër Assad-it, e cila do të përfshijë sanksione ekonomike, aktivitete tё fshehta,si synim  mbështetjen e opozitën dhe ndoshta një “strehë” përgjatë kufirit turk dhe një “korridor”  humanitar brenda pёr brenda Sirisë. Por çfarë do tё ndodhë midis marrëdhënieve Turqi-Iran, a do jetё Turqia si një bombë e kurdisur në kufirin iranian ? Zyrtarët e administratës bёjnё tё ditur se: Kohët e fundit Erdogan-i ka  ranë dakord për të vendosur një sistem radar ,si pjesë e një plani mbrojtjeje tё NATO-s, i cili ka si pikësynon kryesisht Iranin.