27-vjeçari është i lumtur që ka rikthyer formën pas lëndimit, ndërsa qëllimi i tij është që sigurojë një kontratë të re, pasi kjo aktuale i skadon në fund të sezonit të ardhshëm.
“Kontrata ime aktuale është valide deri në vitin 2013, por unë jam i hapur për një qëndrim më të gjatë. Ndjehem shumë mirë te ky klub”, ka thënë holandezi për Voetbal International.