Nani dhe Rooney ishin akterët kryesorë të këtij takimi. Fillimisht portugezi realizoi në minutën e 17-të për 1-0, para se Wayne Rooney ta dyfishonte rezultatin.
Wolves tashmë e kishin të sigurtë humbjen dhe në pjesën e dytë u thellua fitorja e Djajve.
Steven Fletcher zvogëloi epërsinë (47’), kurse sigurinë e fitores e dha Nani (56’) dhe përsëri Rooney (62) për rezultatin përfundimtar 4-1. Në këtë takim me tri asistime u shqua Antonio Valencia.
Me këtë fitore Manchester United ka 36 pikë në vendin e dytë në tabelë dhe pret Cityn ta zhvillojë takimin ndaj Chelseat të hënën.