Barcelona dhe Real Madridi mund të takohen në janar në dy El Clasico për çerekfinalet e Copa del Rey dhe ky fakt është mirëpritur nga drejtuesit e Realit.
“Nuk është koha të mendojmë për Barcelonën. Kemi shumë për të bërë për t’u kualifikuar me ta. Ne duhet t’i marrim gjërat hap pas hapi dhe hapi i parë është Malaga”, theksoi Pardeza.