Rekordi prej 107 golave i cili mbahet nga Real Madridi i sezonit 1989-1990, tashmë ishte shumë afër që të thyhej, me Barcelonën që në sezonin e parë të Guardiolës realizoi 105 gola në La Liga, vetëm dy më pak se rekordi.
Edhe Real Madridi nuk ka qenë keq sezonet e kaluara, pasi Los Blancos shënuan nga 102 gola në dy sezonet e kaluara, vetëm pesë më pak se sa rekordi në fjalë.
Sidoqoftë, këtë sezon gjërat duken ndryshe. Real Madridi ka një mesatare prej 3.5 golash për neshje me 56 gola në 16 javët e para, teksa mesatarja e rekordit për tërë sezonin ishte 2.8 gola për ndeshjes. Ecurinë e Real Madridit sigurisht se rrezikon Barcelona, që ka 3.1 gola për ndeshje deri në këtë fazë këtë sezon.





