Ishin ringjallur edhe njëherë spekulimet për të ardhmen e futbollistit holandez, i cili edhe njëherë është lidhur me një kalim te Manchester United. Sidoqoftë, kështu nuk mendon Ranieri që është më se i sigurtë për qëndrimin e mesfushorit.
“Sneijder është pjesa më e vlefshme e ekipit tonë. Ai duhet të japë 120 përqindëshin kur të kthehet. Ai nuk duhet të jetë thjesht pjesë e skuadrës, ai duhet të jetë lideri jonë, ai që na mban në duar dhe na tregon se si bëhen gjërat në mënyrë të mrekullueshme”, theksoi Ranieri.





