Mediat italiane raportojnë se Bianconerët janë pranë transferimit të Borriellos, duke spekuluar se nuk do të ketë vend më për Quagliarellan në skuadër. Por agjenti i tij nuk mendon kështu.
“Nëse Borriello i bashkohet Juventusit do të jetë problem për lojtarin aktual të Romës, sepse ai duhet që gradualisht të fitojë besimin e Antonio Contes”.
“Një gjë është e sigurt, Fabio do të qëndrojë te Juventusi dhe ai është shumë i lumtur me mënyrën se si po shkojnë gjërat për të”, ka thënë Beppe për Sky Sport 24.





