Kampioni i Azisë, Al Sadd mposhti me rezultat 2-1 kampionin e Afrikës, Esperance, dhe tash do të përballet me kampionin e Evropës në gjysmëfinale.
“Ne tashmë jemi përshtatur me kohën e kësaj zone dhe të gjithë kemi fjetur mirë. Shumë prej nesh e kemi përjetuar këtë me skuadrën kombëtare dhe jemi mësuar me udhëtime të tilla”.
“Sa e njohim kundërshtarin? Analistët tonë punojnë në këtë... ne do të informohemi më shumë nesër”, ka deklaruar Puyol.
Gjysmëfinalja tjetër do të zhvillohet të mërkurën në mes të kampionit të Amerikës Jugore, Santos, dhe kampionit të Japonisë, Kashiwa Reysol, pasi ky i fundit mposhti kampionin e Amerikës Veriore e Qendrore, skuadrën meksikane Monterrey.





