Kuqezinjtë planifikojnë ta huazojnë argjentinasin në janar, me opsionin për ta blerë në fund të sezonit, mirëpo drejtuesit e Cityt janë të interesuar vetëm për shitjen e tij.
Nga ana tjetër, është thënë se PSG është gati të ndërhyjë për transferimin e Tevez. Mirëpo, Leonardo thotë se ata nuk duan ta ‘vjedhin’ lojtarin nga duart e Adriano Gallianit.
Leonardo, po ashtu, ka njoftuar se PSG interesohet për transferimin e mesfushorit të LA Galaxy, David Beckham, i cili gjatë fundjavës udhëtoi në Paris për t’u takuar me drejtuesit e klubit.