Giallorossët krijuan epërsi të hershme (6’) me anë të Daniele De Rossit, i cili pranoi një top nga Francesco Totti për të shënuar në portën e Buffon, mirëpo fajin kryesor e pati Vidal që nuk e ndali topin edhe pse i kaloi shumë pranë.
Megjithatë, përkundër rasteve të shumta, Bianconerët nuk qenë të aftë të shënonin në portën e Stekelenburg, ashtu që fraksioni i parë përfundoi me epërsi minimale të vendasve.
Vetëm dy minuta më pas, u akordua penalti në favor të Romës, mirëpo goditjen e Francesco Tottit e ndali me sukses portieri Gigi Buffon.
Në minutat në vazhdim, vendasit filluan të tregoheshin të rrezikshëm dhe filluan ta nivelizojnë lojën deri në një shkallë me skuadrën mysafire. Megjithatë, ishin të dyja skuadrat që e kërkuan fitoren deri në fund të takimit, por nuk arritën të shënojnë.
Pas këtij barazimi, Juventusi pozicionohet në krye të tabelës me pikë të barabarta me Udinesen, ndërsa Roma ngritet në vendin e nëntë me pikë të barabarta me Genoan, Cagliarin dhe Catanian.