Lojtari i përfaqësueses së Gjermanisë iu bashkua Real Madridit nga Werder Bremen gjatë verës së vitit 2010 dhe që atëherë është zhvilluar në një lojtar kyç te klubi mbretëror nën drejtimin e Mourinhos.
“Ai ka pasur një ndikim të madh në mua. Dua ta falënderoj atë që më ka dhënë besimin. Kjo vërtet më ka ndihmuar të zhvillohem si lojtar. Jam shumë i lumtur të stërvitem nën urdhrat e tij dhe të vazhdoj të zhvillohem”, ka thënë Ozil për AS.





