Një fitore që kushton shtrenjtë

“Die Zeit”

Cameron-merkel-sarko

 

Angela Merkel dhe Nicolas Sarkozi me siguri kanë hedhur një hap të rëndësishëm drejt qëllimit të tyre: bashkimi fiskale. Por me çfarë çmimi? Britania është përjashtuar dhe alternativa duket se vetëm një: shpëtimi i Bashkimin apo zhbërja e saj. Natën e kaluar ishte ajo e shpëtimit për euron? Ose ato dhjetë orë do të hyjnë në histori si fillimi i fundit i BE-së? Në çdo rast, Kryetarët e shteteve dhe qeverive të njëzet e shtatë vendeve nuk mund ta bënin më dramatike skenën e përfundimit të përkohshëm "të shpëtimit të euros”.
Edhe para takimit që filloi të enjten mbrëma, Angela Merkel, Nikolas Sarkozi dhe David Kameron ishin takuar dhe më parë. Një gjë është e sigurt: në orët në vijim kryeministrit britanik do të  luante një rol kyç. Pastaj pati një debat të nxehtë dhe të shtrënguar, nganjëherë I çiltër e herë i pasjellshëm, përpara se presidenti francez të njoftonte se - rreth orës pesë të mëngjesit – se rezultati i negociatave gjatë natës.
Për të qenë të saktë, ne duhet të flasim për dy rezultate, dhe në ditët e ardhshme çështja do të jetë të kuptojmë se cili nga të dy do të ketë më shumë peshë: lajmin se shtetet e eurozonës kanë rënë dakord që të zbatojnë rregulla të rrepta në jetën politike apo financiare apo fakti se disa anëtarë të BE-së do mbeten jashtë këtij sistemi?
Gjermania që nga fillimi ka pasur një pozicion të qartë dhe pa mëdyshje: Angela Merkel do kishte shpresuar për të arritur një ndryshim në traktatet evropiane me të gjitha njëzet e shtatë vendet, por do të ishte e kënaqur me miratimin e 17 shteteve të Eurozonës dhe vullnetarë të tjerë për të bërë progres në çdo mënyrë. Në sytë e saj, pastaj bashkim në kuptimin ishte më i rëndësishëm sesa bashkimi i njëzet e shtatë vendeve.
Kancelarja gjermane ka qenë në gjendje të llogarisë mbështetjen e presidentit francez. Tani 23 vende do jenë të angazhuara për të përfshirë në legjislacionin e tyre kombëtar një buxhet të balancuar, dhe ata do të vendosin sanksione gjysmë-automatike për vendet që do të shkelin rregullat e deficiteve. Traktati duhet të finalizohet në muajin e marsit.
Fatura  për këtë premtim, megjithatë, është shumë e kripur. Mbretëria e Bashkuar dhe Hungaria njoftuan se nuk do të regjistroheshin. Në Suedi dhe Republikën Çeke parlamentet do të duhet të vendosin. Nuk është çudi që disa janë përpjekur të distancohen, ndërsa takimin po vazhdonte.
Kush është përgjegjës për këtë ndarje? Kameron, i cili deri në momentet e fundit, kërkonte përjashtime për të mbrojtur sektorin financiar në Mbretërinë e Bashkuar? Ose Merkel, i pari që vuri në rendin e ditës çështjen e ndryshimit të traktatit? Kameron ka luajtur kartat e dëmshëm. Tani ai është në buzë të rrugës, pa marrë asgjë për Mbretërinë e Bashkuar. Duke njohur Merkelin, një mësuese e aftë e pushtetit, është e lehtë të mendojmë se ai priste gjërat ndodhën. 
Dyshimet mbeten - Pavarësisht, suksesi i negociatave ka një çmim të rëndë: do të ishte gabim të besojmë  se Gjermania mund të llogarisë  mbështetjen e palëkundur të 22 shteteve. Shumë udhëheqës  ndjekin Merkelin pa dëshirë, jo sepse ata e besojnë, por sepse dimë se nuk ka zgjidhje për krizën e borxheve dhe është e mundur t’i dalin pa Gjermaninë. Edhe ata që në mënyrë aktive kanë përkrahur kërkesat gjermane për disiplinë më të madhe fiskale nuk janë të bindur plotësisht se koha është e drejtë dhe rrugën e mirë.
Shtetet e eurozonës do të zhvillojnë Traktatin e tyre, e cila do të shoqërojë juridiksionin aktual të BE-së. Nuk ka dyshim se është një rrugë që ka shumë të panjohura dhe rreziqet. Disa ekspertë ligjorë dyshojnë tek një traktat paralel të jetë legjitim. Loja do të jetë me të vërtetë me vlerë?Frenat e borxheve dhe dënimet  meritojnë një ndarje të BE? Ndoshta do të duket e papranueshme, por në fund janë tregjet që do të kenë fjalën e fundit. Nëse do   binden, Merkel do të hyjë në histori si shpëtimtarja e euros. Nëse, megjithatë, spekulimet do të vazhdojnë, kancelarja gjermane do të mbetet në kujtesën kolektive, si ajo që hapi një çarje në BE.