Në Britani ka argumente të kundërta mbi Europën

Nga Timothy Garton Ash


2288472235_66d88cbe46



Nëse gjen një pirun në rrugë, merre! Për 60 vjet, në marrëdhëniet e saj me Europën, Britania ka ndjekur këshillën e  Yogi Berra-së. Në fund të vitit 2011, çështja është: A mund të vazhdojë të marrë të dyja rrugët në të njëjtën kohë - dhe nëse jo, cilën duhet të zgjedhë? Në debatin e sotëm  britanik, ka një pakicë Euro-skeptikёsh, pozicionimin e tё cilëve e  respektoj  edhe pse nuk pajtohem me mendimin e tyre, ka edhe një shumicё Euro-skeptikёsh, pozicionimin e tё cilëve  nuk mund ta respektoj, sepse është rrënjosur në vetё-mashtrim dhe dinakëri. Pakicat thotë: Manovrimi i shpejtë i pavarësinë se Britanisë, sovranitetin dhe lirisë sё saj në një botë  post-perëndimore ,tё  shpejtë e  gjithnjë  nё ndryshim , është suprem për ne. Ne e pranojmë se  duke qëndruar mënjanë nga rrjedhat e integrimit evropian,  do të humbasin ndikimin tonё dhe do tё biem nё sytë e Uashingtonit dhe Pekinit. Ne gjithashtu  pranojmë se ky qëndrim anglez drejt Bashkimit Evropian, mund të shpejtojë largimin e Skocisë nga bashkimi britanik. Por kjo është një çmim , qё jemi të gatshëm për ta paguar. Norvegjia , pa naftën ? Një Zvicër në det të hapur? Pse jo? Anglezët janë rezistues e tё rreptë, njerëz  krijues,  qё me siguri do të gjejnë një mënyrë për të negociuar” detet e lara” të shekullit të 21. Në të kundërt, shumica e Euro-skeptikёve,  të cilën e mbështet David Cameron ёshtё: Ne mund të kemi pjesën e tortës qё na takon . Edhe pse ne qëndrojmë  tё mënjanuar nga projektet qendrore të integrimit evropian, ndikimi ynë ne Evropë dhe botë do të vi duke u zvogëluar . "Më lejoni të them diçka në lidhje me ndikimin e Britanisë së Madhe në Evropë", i tha ministri i ministri Henry Bellingham Dhomës sё Përfaqësuesve, gjatë  javës  se  kaluar". Vendimi  ynë për të mos proceduar me një traktat në 27, nuk ka asnjë ndikim mbi statusin tonë në Bashkimin Evropian".  Kjo është qesharake. Çdo mace në Bruksel, çdo qen në Uashington, çdo panda në Pekin e di se nuk është aspak  e vërtetë . Ne fakt ,  vendimi  u mor pikërisht për shkak se  Britania kishte” pakësuar”  rolin e saj në Evropë. Ky nuk ishte plani i Cameron për tu bёrё  1 kundër 26. Retorika  Kripto-churchilliane  “Me  mirë, vetëm” u përdor  vetëm  pas”bumit” tё madh.  Cameron kishte  menduar se ai kishte një marrëveshje me Angela Merkel  ,për  ti dhënë  Britanisë  dispozita të veçanta në shërbimet financiare, pra ato qё ajo  kërkonte . Por  fatkeqësisht  ai i bёri llogarite gabim .Në kohё tё  vështirat, Gjermania  doli nё anën e Francës. Kur Cameron  luajti “ kartat e fundit”  të premten në mëngjes, kur  të gjithë ishin ulur  rreth tryezës dhe  ishin tё ndërgjegjshëm se tregjet financiare globale  do tё hapeshin në disa orë, ai e gjeti veten vetëm. Derisa  Britania nuk është anëtare e eurozonës, anëtarët e saj, u shprehën: “Kush je ti tё na ndalosh tё veprojmë ?”  Ajo qё ra ne sy, është se nuk kishte asgjë “rezerve”, pra një raund tё vullnetit të mirë në tryezë, qё normalisht ekziston për tё ndihmuar një anëtar të rëndësishëm , i cili i adresohet një vështirësie tё  brendshme politike. Si rezultat i vendimit tё Cameron-it për të marrë konservatorët nga Partia Popullore Evropiane (EPP)  , ai nuk mundi tё ishte i pranishëm në një takim vendimtar tё udhëheqësve të PPE, duke përfshirë këtu praninë e  Merkel dhe Nicolas Sarkozy, njё takim pak para  samitit të Brukselit. Nëse ai kishte qenë nё atë takim, ai mund të kishte  marrë atë që donte. Mënjano veten dhe do t’iu mënjanojnë. Një  tjetër  maxhoritet i   Euro-skeptizmit  vetë-mashtrues  thotë: dakord, ne mund të humbin ndikimin në Europë, por jo në botë. “Tё Izoluar?  Tani e gjithë bota është perla jonë”. A është ky krye titull nga reporteri Simon Heffer një ekzemplar klasik nё të këtë zhanër. Liruar nga prangat e “familjes së papërballueshme  idealiste, sklerotike dhe të korruptuar evropiane”, Britania mund të jetë jashtë zonës tregtare me Indinë, Kinën dhe Brazilin. As  Amerika  nuk do të na marrë më pak seriozisht.  E Vërtetë, pranon Heffer, disa amerikanë kanë një konceptim të çuditshëm të Evropës, si një lloj shteti federal, siç është  SHBA-ja, por “duhet të jetë qëllimi  i politikës sonë së jashtme për të ri-edukuar kushërinjtë” tanë amerikanë, nё lidhje me këtë mendim”. Kushëri  Barack, kushërirë Hillary, ju keni qenë të paralajmëruar. Përgatituni për  ri-edukim. Ky është vetë-mashtrim i  një qëllimi  të lartë. Por le të jemi  tё  sinqertë. Për çdo vend anëtar tё BE-sё,  ekzistojnë disa humbje tё drejtash. Ju humbisni  një pjesё tё të drejtave tё sovranitetit dhe pavarësisë tuaj. Si shpërblim , ju fitoni, influencë, pushtet,  pra aftësinë për të siguruar një  liri efektive, mbrojtje  dhe prosperitet për njerëzit tuaj.  Siç bёri  David Lidington, ministri britanik për Evropën, duke i rikujtuar personalisht Dhomës se Përfaqësuesve se: “Një zë që përfaqëson 500 milionë konsumatorë është dëgjuar më shumë në Pekin, Delhi dhe Brazilia sesa 27 zëra, veç e veç “.  Ka shumё gjasa se ky moment  qartësie  do të zbehet  gjatë  vitit të ardhshëm. Eurozona nuk do tё shpëtojë. Nick Clegg dhe Zyra e Jashtme, e ndihmuar “këndshëm” nga, shtetet anëtare, ekonomikisht liberale edhe mund të mashtrojnë  disi Britaninë  tё  rikthehet në lojë. Shumë  qeveri  të tjera kanë interesa të veçanta për të mbrojtur. Po a jemi tё gatshëm për ta zgjatur këtë ngatërrese   edhe për 10 apo 20 vjet tё tjera? Të dy anët e argumentit britanik për Europën , bien dakord se kemi bërë një gabim të madh në disa pika, gjatë 60 viteve të fundit  edhe pse  nuk pajtohen me thelbin . Ata  ,tё cilët mendojnë se interesat  kombëtare të Britanisë kërkuan  tё mos jemi anëtarë të plotë të BE-së , duhet tё  marrin  parasysh faktin se ne qëndruam  mënjanë  qё në themelimin e saj  në vitet 1950, si një  gabim historik. Nëse  Britania  do tё kishte qenë e  pranishme qё nё në krijimin  e saj,  atëherë  BE-ja do tё kishte qene ndryshe. 
Ata që besojnë  të kundërtën, duhet ta konsiderojnë  gabim historik  bashkimin e saj dhe pёr mё shumë reformat e  mëtejshme  të integrimit. Sido që të jetë, ne nuk mund tё  përballojë një tjetër gabim. Tmerri im,  të cilin  parashikoj   si tё  mundshëm,  është kur  qarku i ngushtë i  parlamentit (perëndimor), qeverisjes  dhe shtypit të vazhdojë të  ngatërrojë  këtë vend (ose çfarë  tё ketë mbetur prej tij kur Skocia tё jetë larguar ).  Kur  anglezët,  gjatë 5-10 viteve tё ardhshme tё zbulojnë  se,  Heffer, Bellingham  kishin  gabuar rёndё;  atëherë kur  vetë-kufizimi i vendit tё   ketë shkatërruar pozicionin e tij  në sytë e  Uashington-it dhe  aftësinë e tij për tё  projektuar interesat e tij në Kinë, Indi ,Brazil dhe Londrës, atёherё  Anglia dhe Uells-i do të duan tё rikthehen përsëri  duke u lutur,  “Ju lutem na pranoni edhe ne”, siç ndodhi me Britaninë  e Madhe  në vitin  1960.  Atёherё  francezët, kroatët   dhe skocezë do jenё ato qё do tё vendosin nëse do ti pranojnë pёrsёri. Pёr momentin ekziston vetëm  vizioni i një BE-je krishtlindjesh.

Autori i shkrimit është profesor i njohur i studimeve europiane në Universitetin e Oksfordit dhe autor i librit “Bota e Lirë”. Shkrimi është marrë nga sajti “timothygartonash.com”