Muhamet Hyseni, Veton Lusha, Agon Hajredini, Leart Bilalli dhe Edon Zhegrova janë futbollistët të cilët u dalluan në këtë kamp dhe të cilët do të udhëtojnë në San Siro.
Ishte Edon Zhegrova, 12 vjeçari i cili mahniti të gjithë me talentin e tij, duke e detyruar madje edhe trajnerin Davide Corti që ta cilësojë atë si talent të së ardhmes, duke mos shprehur dyshime se do të bëhet lojtar i madh në të ardhmen. Zhegrova është mesfushor ofensiv dhe luan për të rinjtë e Flamurtarit, ndërsa më poshtë mund të shihni një video promocionale të tij.





