Pjesa e parë e këtij takimi u dallua me një lojë agresive duke pamundësuar ndonjë prej skuadrave, sidomos Milanin shënimin e golit.
Loja agresive vazhdoi edhe në pjesën e dytë, por deri në momentin kur Kakaber Khaladze u ndëshkua me dy kartonë të verdhë brenda shtatë minutave, e i dyti ishte fatal duke ia dhuruar mundësinë Zlatan Ibrahimovicit që të realizojë për 1-0 (56’), dhe sigurisht se suedezi ishte i pa gabueshëm.
Në vazhdim Antonio Nocerino me asistimin e Kevin Prince Boateng vulosi fatin e takimti për 2-0 (79’), që ishte dhe rezultati përfundimtar.
Milani përkohësisht gjendet në krye të tabelës në Serie A me 27 pikë, por Juventusi ka një ndeshje më pak të zhvilluar të cilën e zhvillon këtë fundjavë.





