Ma zgjat dorën dhe preke zemrën time
t’i ndjesh të rrahurat, se si për ty ndryshojnë,
ma zgjat dorën dhe m’i fshij lotët e mi,
se janë lotët që pikojnë vetëm për ty.
Zgjati duart dhe fort më shtrëngo,
nga krahërori yt mos më lësho,
më zgjat duart, më përqafo,
jam ajo, që ende të do!
Do të kisha dashur të vdes, në duart e tua,
e gjithë qenia jote, më përkiste vetëm mua,
tani mos thuaj se gjithçka mbaroi,
mos më thuaj çka ndodhi, harroi!
Unë e vdekur, e vdekur jam pa ty,
gjithçka do të bëj, vetëm për ty!
ndarjen, jo, nuk mundem ta përballoj,
për ty zemra së rrahuri do të pushojë!Poezi nga Rudina Batku





