Sulmuesi spanjoll ishte startues në ndeshjen e zhvilluar në Japoni, por u detyrua të largohet pas 39 minutash.
Ai është dërguar menjëherë në spital për ekzaminime dhe Barcelona tash ka konfirmuar përmes Twitter se Villa ka thyerje në këmbën e majtë.
Nuk dihet saktësisht sa gjatë Villa do të jetë jashtë fushe, por pritet që rikuperimi tij të zgjatë deri në gjashtë muaj, që e vendos në dyshim paraqitjen e tij në Euro me Spanjën. Villa do t’u nënshtrohet testeve shtesë, para se të merret një vendim rreth trajtimit të tij.
Barcelona ishte në avantazh 1-0 ndaj Al Dadd kur Villa u detyrua të largohet nga ndeshje. Barca në finalen e të dielës do të takohet me Santos.





