Në këtë përballje, e cila ishte dramatike, sidomos në fund, fitores iu gëzuan Knicksat, me rezultat 106-104.
Vendasit në çerekun e parë avancuan me 11 pikë, ndërsa dy çerekët e radhës u takuan mysafirëve, mirëpo në fund më të suksesshëm rezultuan basketbollistët e New York Knicks për të fituar me diferencë të ngushtë prej dy pikësh.
Nga ana tjetër, edhe Miami Heat ka fituar si mysafir i Dallas Mavericks me rezultat 105-94.
Mysafirët ishin dominues në tre çerekët e parë të përballjes, ndërsa çereku i fundit i takoi skuadrës vendase, e cila megjithatë nuk arriti ta tejkalojë diferencën e lartë të krijuar në pjesët e mëparshme.





