Kaka prioritet i PSG-së

Ylli i Real Madridit, Ricardo Kaka, është bërë prioritet i Paris Saint-Germain për afatin kalimtar të janarit.
Është spekuluar se ekipi francez po interesohet për Hulk (Porto) dhe Carlos Tevez (Manchester City), mirëpo Le Parisien raporton se braziliani Kaka kryeson listën e dëshirave të PSG-së.

Nëse duhet t’u besojmë medieve franceze, Carlo Ancelotti do caktohet në postin e trajnerit të Paris Saint-Germain, ndërsa Kaka ishte lojtari kryesor i tij gjatë kohës kur të dy shërbenin te Milani.