Juventusi është në krye të klasifikimit të Serie A dhe është vetëm një gabim i Bianconerëve ai që do t’ua mundësonte Rossonerëve të ngjiten përsëri aty ku e kanë vendin – në krye të klasifikimit, por Pepe beson se kuq e zinjtë nuk e kanë urinë e duhur.
“Mendoj se Milani është ende më i fortë se ne, por nëse jeni i fortë duhet ta dëshmoni në fushë. Por, unë mendoj se jemi shumë më të uritur se sa Milani”, theksoi Simone Pepe.