“Kishte ulje dhe ngritje. Fillimi i vitit ishte katastrofal, por pastaj në minutat e fundit (të sezonit të kaluar) ne përfunduam në një vend që dërgon në kualifikimet për Ligën e Kampionëve”.
“Pastaj erdhi trajneri i ri Jupp Heynckes. Për 10 javë ne luajtëm në mënyrë fantastike. Pastaj kishte disa zmbrapsje të vogla, dhe tash ne e kemi rikthyer formën. Kështu është jeta”, ka thënë Hoenes.
“Ne kemi arritur në rundin e ardhshëm [të Ligës së Kampionëve]. Tash po vjen shorti para Krishtlindjeve, kur ne do të vendosemi përballë të dytëve në grupe. Por pastaj vijnë ekipe si Barcelona ose Real Madrid. Ju mund të imagjinoni sa vështirë do të ishte kjo”.
“Ëndrra e të gjithëve është të arrijmë në finalen e Ligës së Kampionëve në Munich më 19 maj, por do të duhet të ndodhin shumë gjëra para kësaj date”, ka shtuar më tej gjermani.





